Dua Lipa e ftuar speciale në show-n e famshëm

24/01/2018 16:05

E ftuara e tretë në “Saturday Night Live” në 3 shkurt do të jetë edhe këngëtarja shqiptare Dua Lipa.

Lajmin e ka bërë me dije vetë këngëtarja në një postin në rrjetin social Twitter: “Do të jem në “Saturday Night Live” në 3 shkurt. Ndiej disa flutura të çmendura në stomak dhe jam shumë nervoze vetëm teksa po e shkruaj këtë. Është një ëndërr që po bëhet realitet. Dikush të më pickojë”.

“Saturday Night Live” është një show komik i cili transmetohet në NBC që prej vitit 1975.

James dhe John Belushi janë shqiptarët e parë që janë bërë pjesë e këtij show, ndërsa Dua Lipa është e treta.

Top Channel