Vitet nuk kalojnë për Pamela Anderson
23/01/2018 14:47
Ka qenë dhe vijon të mbetet ikonë e bukurisë edhe pse 50 vjeçe.
Flasim për aktoren Pamela Anderson, për të cilën duket se vitet nuk kalojnë.
Bjondja superseksi është fotografuar në rrugët e Londrës me një stil të veshuri të veçantë.
Ylli 50 vjeçar në fotot e publikuara shfaqet e veshur me një kostum të zi të kombinuar edhe me këpucë me taka të zeza.
Sigurisht që në veshjen e saj nuk mund të mungonin aksesorët si shalli në kokë, çanta e zezë, syzet dhe dorashkat, çfarë e ka bërë Pamelën të duket edhe më e bukur.
Top Channel