Syri i Cristianos, protagonist i stërvitjes së Realit (Foto)
23/01/2018 16:54
Cristiano Ronaldo u detyrua të dalë i përgjakur nga fusha e lojës në ndeshjen ndaj Deportivo la Coruna pasi shënoi golin e 6 për Realin në minutën e 84.
Sulmuesi portugez mori në kokë një goditje nga mbrojtësi i Deportivos dhe menjëherë mori celularin për ta parë dëmtimin e tij, gjë që shkaktoi polemika në Spanjë.
Një ditë më pas, Reali publikoi në Facebook videon e mjekimit të Cristianos në dhomat e zhveshjes, si për të treguar se dëmtimi ishte serioz dhe shqetësimi i lojtarit që kërkoi ta shikonte të çarën në fushë, ishte i drejtë.
Në stërvitjen e Realit përpara ndeshjes së Kupës së Mbretit kundër Leganesit, syri i Cristianos ishte protagonisti kryesor. Portugezi u pa me sy të nxirë, por shumë gazmor.
Top Channel