S’ka parà, por Interi nuk dorëzohet për Pastoren

23/01/2018 22:38

Edhe pse rezulton një tratativë shumë e vështirë, Interi duket se nuk dorëzohet në përpjekjet për të afruar në Milano, Javier Pastoren.

Drejtori sportiv zikaltër, Piero Ausilio, thuhet të ketë takuar agjentin e lojtarit, Marcelo Simonian, për të diskutuar mbi mundësitë e një transferimi nga PSG-ja tek Interi.

Dëshira e lojtarit dihet, e ajo është që të largohet nga parizienët për të luajtur më shumë minuta, por transferimi është gjithashtu i vështirë pasi PSG-ja dëshiron ta shesë lojtarin, pa ndonjë formë huazimi, për shkak të pagës së lartë prej 9 milionë eurosh në sezon.

Edhe Interi paraqet vështirësitë e veta, pasi nuk ka parà të mjaftueshme në buxhet për ta blerë lojtarin që në janar, por edhe paga e lojtarit përbën një problem më vete.

Megjithatë, Sabatini dhe Ausilio do të tentojnë deri në fund, kjo sepse edhe Spalletti ka kërkuar një lojtar me cilësi sulmuese e organizative.

Top Channel