Ruud Gullit, akademi futbolli për ata që luajnë videolojërat e FIFA-s

23/01/2018 19:04

Çdo fëmijë ëndërron të sfidojë idhullin e tij, në një ndeshje futbolli në videolojëra. Duket se dikush ka menduar ta bëjë këtë ëndërr realitet. Bëhet fjalë për të madhin Ruud Gullit, kampion Europe me Holandën në vitin 1988, e që shkëlqeu në radhët e Milanit.

Gullit ka hapur një akademi për të gjithë ata që luajnë videolojërat e FIFA-s, të cilën e ka quajtur “FIFA EA Sports Academy”.

Holandezi ka dashur gjithnjë të përfshihet në këtë aventurë dhe interesin për këtë lloj sipërmarrjeje e ka shfaqur edhe më parë, por vetëm tani është gati të prezantojnë akademinë e tij për lojtarët e videolojërave të FIFA-s.

Ruud Gullit nuk është i pari emër i madh që tërhiqet nga lojërat kompjuterike. Në fakt, i pari që e ka ndërmarrë një hap të tillë ka qenë fenomeni Ronaldo, që përpara disa viteve bleu 50% të aksioneve të “CNB e-Sports Club”, ndërkohë që më vonë diçka të tillë e bëri edhe braziliani tjetër Neymar.

Por, ideja e Gullit është më e sofistikuar, pasi nuk bëhet fjalë vetëm për të krijuar një shkollë ku mësohet që të luhet futboll, por nëpërmjet turneve botërorë, çdokush ka mundësi të zgjedhë futbollistët e tij të preferuar për t’u sfiduar në ngjarje ndërkombëtare që janë të njohura zyrtarisht.

Për pjesëmarrësit do të jetë mundësia e artë për të sfiduar nga pranë idhujt e tyre nëpërmjet dorezave të videolojërave.

Top Channel