“Mr. Big më ka propozuar për martesë”

23/01/2018 16:10

Balerina shqiptare, Adel Lami, e cila karrierën e saj e ka ndërtuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës e ftuar në PopCulture rrëfeu se ka marrë propozimin më të bukur në jetë nga një aktor i famshëm.

Bëhet fjalë për Mr. Big, të cilin balerina e ka takuar në ditëlindjen e saj dhe gjatë bisedës me të, aktori i ka propozuar edhe martesë: “Në SHBA kam takuar disa personazhe të famshëm, ndërkohë që takimi më i bukur ka qenë më Mr. Big, i cili më rrëfeu se miku i tij i ngushtë ishte i martuar me një shqiptare. Takimi me të ishte mjaft produktiv pasi në fund më tha se të martohesh me një shqiptare është fat dhe nëse do të isha më i ri do isha martuar me ty”.

Ndërkohë Adel gjithashtu rrëfeu se njerëzit e famshëm në Hollywood janë shumë të thjeshtë: “Isha duke punuar ndërkohë që një nga aktoret më të famshme, kate Holmes, ishte jashtë derës dhe më kërkoi leje për të parë shfaqjen time . Patjetër që isha e lumtur për këtë dëshirë të sajën e cila pasi përfundova më tha: Faleminderit, Je shumë e bukur”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA