“Magjia e Gramafonit”, në muze disqet me zërin e Nolit dhe sazet e Përmetit

23/01/2018 14:57

Të dëgjosh sot Sazet e Përmetit, është domethënëse jo vetëm për nostalgjikët e kësaj muzike. Por për të gjithë ata që e duan gramafonin e viteve 20 dhe këngët të po atyre viteve.

Shtuar kësaj edhe meshën shqip të Fan Nolit, dëshmojnë për një pasuri të vyer të trashëgimisë kulturore.

Një koleksion prej 20 gramofonësh mekanikë dhe elektrikë, 2 fonografë dhe një mori revistash periodike kushtuar muzikës në pllaka ekspozohen në origjinal në në Muzeun Historik Kombëtar.

Arkivi Qëndror Shtetëror, shpalos kështu një anë të panjohur të muzikës të ruajtur prej 30 vitesh.

Magjia e Gramafonit do të qëndrojë e hapur përreth një javë në muze dhe më pas do të shndërrohet në një ekspozitë shëtitëse për të gjithë ata që e duan këtë muzikë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA