E dashura e djalit “kopjon” Victoria Bechkam

23/01/2018 15:14

Listës së gjatë të fansave të ikonës së modës Victoria Beckham, duket se i është shtuar edhe një.

Bëhet fjalë për nusen e saj, osë më saktë të dashurën e djalit të Victorias, Brooklyn.

Aktorja Chloe Moretz këtë javë është shfaqur me të njëjtën veshje si vjehrra e saj, Victoria, në eventin e organizuar në Utah.

Në fotot e publikuara në media, dy bukuroshet shfaqen me një xhaketë të zezë dhe këmishë të bardhë. Kjo është e njëjta veshje me të cilën Victoria u shfaq nëntorin e vitit të kaluar në ceremoninë e ndarjes së çmimeve nga Harper’s Bazaar ku fitoi çmimin si ‘Gruaja e Vitit’.

Por kjo nuk është hera e parë që aktorja “kopjon” Victorian. Paparazët kanë fotografuar Chloe Moretz edhe në një tjetër event në të cilën ajo shfaqej me të njëjtën veshje që kishte përdorur edhe ikona e modës, Victoria. Nuk dhet nëse kjo është thjesht rastësi, apo tendencë e aktores për ti ngjasuar sa më shumë vjerrës së saj.

FOTO GALERI
4/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA