Chelsea, pa Moratën e Fabregasin në derbin ndaj Arsenalit

23/01/2018 18:11

Do të jetë një ndeshje që vlen finalen e Kupës dhe, për një skuadër që ka abdikuar nga froni i kampionit në gjysmën e sezonit si Chelsea, derbi ndaj Arsenalit ka marrë një rëndësi të madhe.

Por, në vigjiljen e sfidës mes londinezëve të mërkurën, skuadra e “bluve” ka marrë certifikimin nga infermieria se do të jetë pa dyshen spanjolle me shumë ndikim, Alvaro Morata dhe Cesc Fabregas.

Morata nuk do të mund të japë kontributin e tij në përballjen e “Emirates Stadium”, pasi vuan nga një dëmtim në shpinë. Sulmuesi iberik dhe mesfushori Fabregas munguan edhe në suksesin e fundit në Premier League kundër Brightonit.

“Kam ende kohë për të vendosur formacionin, por Morata dhe Fabregas nuk do të luajnë për shkak dëmtimesh. Ata nuk do të jenë ndaj Arsenalit dhe unë duhet të kontrolloj gjendjen edhe për disa lojtarë të tjerë”, tha trajneri Conte.

Tekniku italian ka rikuperuar, ndërkohë, mbrojtësin danez Christensen. Chelsea barazoi pa gola në ndeshjen e parë ndaj Arsenalit në “Stamford Bridge”, me llogaritë në derbin londinez që mbeten të hapura për të shkuar në sfidën finale të turneut.

Top Channel