11 vjeçari shpëton familjen nga grabitësit – VIDEO

23/01/2018 13:37

Ky është momenti i tmerrshëm që një djalë i guximshëm 11-vjeçar duhej të vraponte nga shtëpia për të gjetur ndihmë pasi shtëpia e tij u “pushtua” nga vjedhësit me maskë me hanxharë që ‘kërcënonin të vrisnin’ nënën e tij.

Një nga hajdutët vendosi një thikë në qafën e nënës 39-vjeçare, duke i kërkuar paratë sendet me vlerë, i edhe fjalëkalimet për telefonat e tabletat duke e kërcënuar se do ta vrisnin atë.

Pamjet e marra nga kamerat e sigurisë të shtëpisë në Ilford, në lindje të Londrës, tregojnë nënën e tre fëmijëve duke iu lutur personave të maskuar që të kursejnë djalin e saj më të madh, të cilin e zvarritën rreth pronës me thikën në fyt.

Por fëmija më i vogël i familjes, 11 vjeç, kishte qëndruar i fshehur nën tavolinë dhe me mundësinë e parë ka dalë jashtë për të kërkuar ndihmë, ku ka takuar të atin që po vinte nga puna, e bashkë me të kërkuan ndihmën e policisë dhe të fqinjëve.

5 personat e maskuar morën vetëm 800 paund, disa sende me vlerë dhe një automjet me të cilin u larguan. Ndërsa djali i madh të familjes iu nënshtrua ndërhyrjes mjekësore për të qepur çarjet e shkaktuara nga thika. Deri më tani nuk ka pasur persona të arrestuar raporton Daily Mail.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA