Ajo njihet si një vajzë rebele, “agresive” për qëndrimet e saj, shpesh e komentuar për ekstravagancën dhe tatuazhet që ka në trup.
Por së fundmi ajo vjen me projekte që të japin një imazh tjetër për të. Po flasim për Sara Kapon. E ftuar në “Wake Up”, ajo foli për debutimin e saj të parë “Watching You”, që e shfaq si një këngëtare profesioniste.
Me tekst të Alban Ramosajt dhe muzikë nga Beatriks Ramosaj, Sara ka dhënë edhe idenë e klipit, një klip i thjeshtë në dukje, por ashtu siç thotë ajo, “me shumë mesazhe brenda”. E ndërsa foli për projektet e së ardhmes, Sara ndryshe nga e ëma aktorja e njohur Ema Andrea tha se “teatrin nuk do ta provonte”. “Është shumë i vështirë. Filmat janë ndryshe”, u shpreh ajo.
Por çfarë i ka ndodhur Sarës?
Top Channel