Përgjaket Ronaldo, por ironizohet për Iphone

22/01/2018 10:01

Një ndeshje sa fantastike, por aq edhe e frikshme ka qenë ajo e një dite më parë e yllit portugez të Real Madrid ndaj Deportivos, ndeshje e fituar 7-1 nga “galaktikët”.

Autori i dy golave gjatë kësaj ndeshjeje, Cristiano Ronaldo u detyruar të dalë i përgjakur nga fusha e lojës pasi shënoi golin e 6-të për Realin në të 84-ën.

Por ndonëse goditja që mori në kokë nga mbrojtësi i Deportivos ishte serioze, pasi i shkaktoi edhe gjakderdhje, në rrjet ka nisur ironia ndaj portugezit, pasi pavarësisht gjendjes, atij i ka rënë në dorë një Iphone që e ka përdorur si pasqyrë për të parë fytyrën e gjakosur.

FOTO GALERI
4/12

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA