Këngëtari anglez bën cover këngën “Mall”

22/01/2018 09:01

Po qarkullon në Youtube, kënga “Mall” e Eugent Buçpepës, por e kënduar nga një muzikant anglez. Danny McEvoy quhet artisti, i cili njihet edhe për shumë cover-a të tjerë të këngëtarëve të njohur në botë.

E bukura e këtij interpretimi është se këngëtari e këndon në shqip dhe në fund të këngës ai kërkon falje për shqipen e tij.

Ai mban ne kokë edhe një kapele me simbolin e flamurit shqiptar. “Mall” është kënga e cila do të na përfaqësojë në Eurovizion.

Top Channel