Harry Styles do të jetë James Bond i ardhshëm?

22/01/2018 09:38

Ai pati mjaft komente për aktrimin në filmin Dunkirk dhe tashmë Harry Styles është në vëmendjen e shefave të James Bond, të cilët kanë lënë të kuptohet se ajo mund të jetë protagonisti i filmit të 2022.

Daniel Craig është konfirmuar se do të jetë në filmin e ardhshëm që do të dalë në nëntor të 2019-tës.

Duke folur për Daily Star, editori i filmit Lee Smith thotë: “Harry mund ta bëjë. Nëse ata duan një Bond më të ri pse jo? Ai e bën”.

“Harry është shumë i mirë dhe ia del. Është një talent i padiskutueshëm dhe mjaft i natyrshëm në kamera”, thotë Smith.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel