“Është e vështirë të jesh burrë në këto ditë”

22/01/2018 13:15

Ceremonia e 24-vjetorit të Annual Screen Actors Guild Awards është dominuar nga mbështetja kundër abuzimeve seksuale në Hollywood.

Të përfshirë në këtë debat kanë qenë edhe artistët meshkuj, të cilët kanë bërë deklarata të shumta.

Një ndër ta është edhe William H Macy, i cili pasi mori trofeun për rolin në filmin amerikan Shameless, në fjalimin e tij tha: “Është e vështirë të jesh burrë në këto ditë. Unë mendoj se shumë prej nesh ndihen sikur janë në sulm të vazhdueshëm dhe ne duhet të kërkojmë falje. Por ne do të vazhdojmë të flasim.”

67-vjeçari theksoi se pavarësisht këtyre debateve, ndjehet i bekuar që është pjesë e këtij biznesi.

FOTO GALERI
1/3
William H. Macy, left, and Felicity Huffman arrive at the 24th annual Screen Actors Guild Awards at the Shrine Auditorium & Expo Hall on Sunday, Jan. 21, 2018, in Los Angeles. (Photo by Jordan Strauss/Invision/AP)

Top Channel