Dua Lipa i rikthehet lidhjes së vjetër
22/01/2018 13:07
Edhe pse nga ana profesionale mund të cilësohet si këngëtarja më e suksesshme e momentit duket se nga ana emocionale Dua Lipa nuk po gjen paqe.
Pas ndarjes vitin e kaluar nga i dashuri i saj, modeli Isaac Carew, këngëtarja shqiptare nisi një lidhje të re me Paul Klein.
Por sipas mediave rozë gjërat mes çiftit nuk po ecin mirë, e duket se Dua i është rikthyer lidhjes së vjetër me Isaac, me të cilin sipas raportimeve ka nisur të shkëmbejë mesazhe.
Top Channel