Së bashku me Cameron Diaz dhe Jennifer Lawrence, artistja më e dashur Adele, ka dalë në mbrojtje të të drejtave të grave.
Në një foto të postuar në rrjetin social Instagram, ku Adele numëron miliona ndjekës, ka publikuar foton së bashku me dy aktoret e famshme krah së cilës ka shkruar: “Njerëzit me më shumë influencë në jetën time kanë qenë gra. Të afërmet e mia, shoqet, mësueset, koleget, idhujt. Jam shumë e dhënë pas këtyre grave. I adhuroj dhe kam nevojë për to çdo ditë e më shumë. Jam shumë mirënjohëse që jam femër dhe s’do ta ndryshoja për asgjë në botë. Shpresoj të mos cilësohem nga gjinia gjithsesi. Shpresoj të cilësohem për atë çka i jap botës, nga aftësia për të dashur dhe për ta rritur e bërë djalin tim një burrë të mirë përkrah burrit [tim] që më do për gjithçka jam dhe nuk jam.”
Artistja e famshme, këngët e së cilës kanë marrë miliona pëlqime në mbarë botën, në statusin e saj shprehet se ndjehet krenare që është femër.
Top Channel