Marcio Mizael Matolias është një 44-vjeçar i cili për 22 vitet e fundit jeton brenda një kështjelle rëre të rrethuar me libra dhe shkopa golfi, në një plazh të Barra de Tijuca në Rio de Zhaneiros, në Brazil.

Fqinjët dhe miqtë e tij e thërrasin “Mbreti”.

Matolias ka shumë qejf kur pozon përpara kështjellës së tij me një skeptër në dorë.

Por, duke qenë se nuk ka pjesëtarë në “oborrin mbretëror”, 44-vjeçari i bën vetë të gjitha rregullimet e pallatit të tij prej rëre.

“Gjithë jetën kam jetuar në plazh. Njerëzit paguajnë shuma marramendëse për një shtëpi përballë detit, ndërsa unë jetoj pa paguar fatura fare”, tregon Marcio për Lavoixdunord.fr.

FOTO GALERI
1/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA