Napoli, Conte në prag të ndeshjes me Milanin: “Duam të japim gjithçka. Lukaku? Nuk ka minuta loje… 18/12 01:16
Lee Fancourt, i cili mban rekordin si çiklisti më i shpejtë në botë në garën prej 6900 km përmes Europës është ndarë nga jeta në moshën e 40-vjeçare.
Vdekja e tij është cilësuar si një “ngjarje shokuese” në komunitetin e çiklistëve.
Fancourt, nga Gloucester i Anglisë theu rekordin e shpejtësisë në sfidën përreth Europës, në të cilën përshkruhen 12 shtete të ndryshme.
Ai vendosi rekordin në 21 ditë, 14 orë dhe 29 minuta, duke zhvilluar 160 km e fundit me një brinjë të krisur.
Top Channel