NBA, Toronto ndal në finale San Antonio

20/01/2018 14:54

Toronto Raptors vijon rrugëtimin drejt vendit të parë në Konferencën e Lindjes në NBA.

Skuadra kanadeze fitoi ndaj San Antonio 86-83, në një ndeshje ku rrezikoi jo pak. San Antonio e nisi mjaft mirë sfidën, duke fituar periodën e parë, por Toronto iu kundërpërgjigj me prepotencë falë Kyle Lowry. Por në minutat e fundit ndeshja për Raptors kaloi mes drithërimave, pasi San Antonio mund t’i kishte rrëmbyer fitoren, por teksanët nuk mundën dot të përsërisnin suksesin e arritur në muajin tetor ndaj kësaj skuadre.

New York Knicks vuajtën në çastet e fundit të sfidës me Utah, por arritën ta fitojnë atë 117-115. Pjesa e parë e ndeshjet mbyllet me avantazhin e Utah Jazz, por pas pushimit të ndeshjes New York e ktheu situatën në favorin e tij, deri në çastet e fundit kur emocionet ishin të mëdha, pasi skuadrat luftonin pikë për pikë. Knicks ishte skuadra që mori më të mirën në këtë përballje, falë dy gjuajtjeve të lira të sakta të të Tim Hardaway jr.

Detroit nuk e largoi dot mallkimin dhe pësoi disfatën e katërt radhazi. Në ndeshjen me Washingtonin, skluadra e Pistons u mund 112-122 në një sfidë ku ajo rezistoi vetëm në një periodë; kur krijoi një avantazh prej 10 pikësh. Por Wizards e përmbysën shumë shpejt këtë disavantazh falë rezultatit të pjesshëm 45-28. Nuk mundi të bëjë dot asgjë Andre Drummond për të ndihmuar skuadrën e Detroit që të ndalë vrullin e Washingtonit, për të cilin u dalluan Bradlhe dhe Oubre Jr. me nga 26 pikë secili.

Top Channel