Sërish e shtunë dhe sërish surpriza në “Shiko kush luan” me Luana Vjollcën.
E ka kthyer tashmë në traditë moderatorja e emisionit “Shiko kush luan” zbulimin e personazheve dhe disa nga momentet më pikante të emisionit një ditë përpara transmetimit të tij.
Në një video të shkurtër të postuar në rrjetin social Instagram Luana ka zbuluar personazhet të cilët janë të ftuar sot në program, krah së cilëve qëndrojnë edhe dy kapitenët e skuadrave blu dhe të kuqe, Ed Manushi dhe Gent Hazizit.
Ashtu si çdo të shtunë në orën 20.50 programi “Shiko kush luan” premton surpriza dhe lojëra të shumta.
Përveç personazheve të ftuar, moderatorja ka zbuluar edhe look-n e saj sot në mbrëmje.
Luana ka vendosur t’i rikthehet ngjyrës bionde, por këtë herë me flokë të lidhura.
Mos harroni, sot ora 20.50 “Shiko kush luan” në ekranin e Top Channel.
Top Channel