Koalicioni në Gjermani, socialdemokratët para Kongresit

20/01/2018 13:58

600 delegatë nga partia social demokrate e gjermanisë do të mblidhen në qytetin e bonnit të dielën në kongresin e posacëm të partisë.

E gjithë vëmendja është përqendruar tek pika e vetme e axhendës; votimi për ti dhënë udhë negociatave zyrtare për krijimin e një koalicioni me kristian demokratët e kancelares angela merkel dhe partisë simotër të tyre unionit kristian social. Vetëm gjashtë javë më parë, socialdemokratët votuan për të lejuar fillimin e bisedimeve eksploruese. Këtë radhë, cështja është më vendimtare.

Nëse votohet pro, gjermanët do të mund të marrin frymë lirisht e ndoshta do të ketë edhe festime. Po mbushen thuajse katër muaj që nga zgjedhjet federale në gjermani, ku mbështetja për dy partitë më të mëdha në vend ra ndjeshëm, cka e la merkel me një dilemë matematike dhe ideologjike në përpjekjet e saj për të krijuar një qeveri të re. Bisedimet me partinë e lirë demokratike dhe të gjelbrit dështuan, duke lënë përpara dy opsione, rikthimin tek koalicioni i madh, ose zgjedhjet e parakohëshme…

Koalicioni i madh e ka qeverisur gjermaninë për katër vitet e shkuara por pas performancës më të dobët të social demokratëve në zgjedhje që nga lufta e dytë botërore, Martin Schulz deklaroi daljen në opozitë. Por nën presionin e presidentit Frank Valter Shtejnmejer, që i kërkoi politikanëve kryesorë të vendit të mos e conin gjermaninë sërish në zgjedhje, Schulz filloi të ndryshonte tonet.

Me partinë që ndodhet në nivele të ulëta mbështetjeje, atij sigurisht nuk i leverdisnin zgjedhjet e reja. Opsioni më i mirë mbetej një tjetër koalicion i madh, i cili, po bëhet një lloj status quo-je në politikën gjermane por që në një masë të gjerë konsiderohet si një pengesë për debatin e hapur dhe reformat reale. Se si do të votojnë social demokratët mbetet për tu parë, por cfarëdo që ata të zgjedhin, thonë analistët, sërish nuk do të jenë të fituar.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA