Candice Swanepoel modelja e të brendshmeve më me influencë në Instagram

20/01/2018 13:38

Ato janë dhjetë dhe janë modelet më me influencë të markave të të brendshmeve në Instagram. Janë supermodele që jo vetëm që llogarisin miliona ndjekës në rrjetin social Instagram, por gjithashtu mund të fitojnë shifra të pabesueshme vetëm me një klik.

Marka “Bluebella” ka përpiluar renditjen dhe dhjetë modelet më të klikuara në të cilën kryeson Candice Swanepoel, engjëlli i Victoria’s Secret, e cila aktualisht është shtatzënë me fëmijën e saj të dytë.

29 vjeçarja e Afrikës së Jugut është në krye të listës së modeleve më të paguara e cila vetëm për një postim me të brendshme në Instagram mund të marrë deri në 60 mijë euro.

Supermodelja Candice Swanepoel aktualisht numëron 11.8 milionë ndjekës në Instagram, duke u klasifikuar kështu në modelen më me influencë.

Vendin e dytë e kryeson Alexis Ren, e më pas vinë Ana Cheri, Abigail Ratchford, Rosie Huntington-Whiteley, Odintcova Viki, Natalie Gauvreau, Dita Von Teese, Sofia Jamora dhe Nyané Lebajoa

FOTO GALERI
10/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA