Australian Open, kalojnë Halep, Djokovic e Federer

20/01/2018 15:03

Simona Halep vijon rrugëtimin e saj në turneun e parë Grand Slam të vitit, Australian Open. Numri 1 i renditjes botërore u kualifikua në raundin e katërt, pasi mundi me shumë vëshrtirësi amerikane Laura Davis 2-1 në një ndeshje maratonë që zgjati 3 orë e 44 minuta lojë.

Davis fitoi setin e parë 6-4, por Halep u përgjigj në të dytin, të cilin e mbylli po 6-4. Seti final ishte sfilitës pë të dyja tenistet, por në fund ishte rumunia ajo që triumfoi, duke e fituar këtë fraksion 15-13.

Angelique Kerber frenon Maria Sharapovën. Tenistja gjermane iu imponua asaj ruse, duke e mundur me rezultatin 2-0. Kerber që aktualisht është e 21 në renditjen WTA, e dominoi takimin me Sharapovën duke i fituar setet 6-1; 6-3.

Në kampin e meshkujve, numri 2 i botës, Roger Federer mundi me shumë lehtësi francezin Richard Gasquet, me rezultatin 3-0. 6-2;7-5;6-4 ishte rezultati i seteve të fituara nga 36 vjecari nga Bazeli që e mbylli sfidën në 1 orë e 59 minuta lojë. Pa probleme u kualifikua për në raundin e katërt edhe Novak Djokovic, që u përball me spanjollin Ramos Vinolas ndaj të cilit fitoi 3-0 me sete 6-2;6-3;6-3.

Surpriza e ditës së 6 e Australian Open është eliminimi i talentit gjerman Alexander Zverev kundrejt Chung, i cili fitoi në 5 sete 3-2. Nuk gaboi Dominic Thiem në sfidën me francezin Mannarino, të cilin e mundi 3-0 me sete 6-4;6-2;7-5.

Top Channel