Rikthimi i “The Voice” ne ekranin e Top Channel ka qenë shpërthyes. Programi që ka në qendër talentin e fëmijëve ka tërhequr audiencën televizive në Shqipëri në një mbrëmje spektakolare.

“The Voice Kids 2” ka vënë shqiptarët para ekranit për të ndjekur zërat magjepsës të fëmijëve, ku në natën e parë janë plot 12 të tillë që garojnë për t’u zgjedhur nga 3 trajnerët, Miriam Cani, Eneda Tarifa, e dyshja e xhaxha-nip që do jenë një trajner i vetëm Aleksandër dhe Renis Gjoka.

Deri në natën finale, ekrani i çdo shqiptari mbrëmjen e çdo të premteje do të mbetet në Top Channel, kjo për të ndjekur jo vetëm zërin e mrekullueshëm të fëmijëve, por edhe çiltërsinë që i karakterizon ata. Pasi sinqeriteti që ata shprehin mendimet e tyre, pozitive apo jo, shkakton edhe shumë momente gazmore.

Më shumë se 1100 fëmijë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, po ashtu edhe shumë fëmijë që kanë ardhur nga vendet e tyre të emigrimit, si Italia, Gjermania etj, mbushën sallat e audicioneve gjatë muajve shtator –tetor të vitit të shkuar. Prej tyre vetëm 72 do të ngjiten në skenën e audicioneve të fshehura për t’u përballur me tre karriget e kthyera me shpinë nga ta.

Për kë do të shtypet butoni? Kush do të jetë në skuadrat e trajnerëve të këtij edicioni? Mbetet ende shumë për t’u parë, “The Voice Kids” sapo ka nisur.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA