“The Voice Kids”, nga sot në ekranin e Top Channel

19/01/2018 13:17

Duke nisur nga sot në mbrëmje në orën 21,00 në ekranin e Top Channel do të nisë transmetimin “The Voice Kids”, formati më i suksesshëm i talenteve që ka mbledhur fëmijët e moshave 6 deri në 14 vjeç, të cilët do të ndajnë me teleshikuesit pasionin e tyre për muzikën.

I ftuar në Wake Up, moderatori Ledion Liço zbuloi disa detaje nga programi duke theksuar duke nisur nga sot “The Voice Kids” premton surpriza të shumta për teleshikuesit, puna për përgatitjen e së cilit ka nisur që në muajin shtator të vitit të kaluar.

“The Voice Kids”, është padyshim një ndër programet i cili i ka munguar ekranit shqiptar, pjesëmarrës së të cilit siç theksoi Ledioni do të jenë fëmijët.

Ndërkohë mbrëmjen e parë të programit në skenë do të ngjiten 12 fëmijë të moshës 6 vjec por edhe më të rritur nga 6 deri në 14 vjeç: “Është shumë bukur ti njohësh ata nga afër, të njohësh dëshirat dhe pasionet e tyre. Nuk e prisja të ishte kaq bukur të punoje me fëmijët. Ka nga ata fëmijë të cilët preken sepse e kanë ëndërr të madhë të jenë pjesë e skenës së “The Voice”, por gjithsesi kemi punuar shumë që kjo të shihet më shumë si qejf dhe jo si garë. Ajo që duhet theksuar është fakti se janë prindërit ata që duhet t’i inkurajojnë më shumë fëmijët e tyre edhe pse më duhet të përsëris se ata kanë qenë fatalisht mirë. Prindërit, fëmijët e të cilëve nuk kanë arritur të ngjiten në skenën e “The Voice” duhet ti mësojnë atyre se në jetë ka edhe momente jo fort të gëzueshme në mënyrë që fëmijët të bëhen më të fortë, e ta provojnë përsëri. Sepse asnjë gjë nuk është fundi në jetë”.

Audicionet e fshehura dhe përzgjedhja e fëmijëve nga trajnerët për të rrëmbyer në skuadrën e tyre fituesin e ardhshëm do të mbajnë të lidhur pas ekranit publikun e Top Channel.

" The Voice Kids"

Sot në mbrëmje në Top Channel….

Posted by Wake Up në Top Channel on Friday, January 19, 2018

Top Channel