Sharon Stone puthje pasionante me një të panjohur

19/01/2018 10:30

Edhe pse këtë vit mbush 60-vjeç, Sharon Stone vijon të mbetet një ndër artistet më të bukura e të lakmuara.

Kohët e fundit aktorja kishte deklaruar se nuk është në kërkim të një dashurie të re, por duket se një të tillë e ka gjetur tashmë.

Gjatë prezantimit të serive të HBO “Mosaic” në New York, aktorja është fotografuar dorë për dore me një djalë disa herë më të ri në moshë. Por jo vetëm kaq, ata janë kapur “mat” edhe duke shkëmbyer puthje me njëri-tjetrin.

Ajo që mbetet mister është identiteti i djaloshit, që deri më tani nuk është zbuluar.

FOTO GALERI
1/2

Top Channel