Polenta është një recetë e përgatitur nga mielli i misrit, i cili bëhet qull. Në zona të ndryshme të Shqipërisë, një gatim i përafërt është edhe qulli i misrit në veri, harapashi apo kaçamaku i njohur në zonën e Labërisë, ku përveç ujit dhe kripës i shtohen dhe të përbrëndshmet e qengjit, djathë e gjalpë.

Ndiqni recetën e polentës me sepie kallamar dhe salcë domate
Polenta
Përbërësit për këtë recetë:
Polenta
100 gr sepie
100 g kallamar
1 qepë
2-3 thelpinj hudhra
salcë domate
spec djegës
vaj ulliri
kripë dhe piper

Përgatitja:
Si fillim përgatisim polentën. Ziemë ujin, hedhim kripë dhe vaj ulliri për t’i dhënë më shumë shije. Me tel kuzhine shtojmë pak nga pak polentën derisa të trashet.

Pasi kemi përgatitur kremin e polentës e lëmë të ftohet.
Kaurdisim me qepë, hudhër, spec djegës kallamarët dhe sepiet, i shtojmë salcë domate.

Në një pjatë servirim polentën në mes dhe sipër saj shtojmë salcën e përgatitur. Për dekor i vendosim një gjethe trumëze.

Top Channel