Bradley Cooper dhe Gigi Hadid shijojnë një mbrëmje në Paris, darkë me miqtë gjatë Javës së Modës Polenta zakonisht është gatuar në tenxhere bakri dhe është përzier me shkop druri për rreth 1 orë. Por në ditët e sotme, falë teknikave të reja të gatimit mund të përgatitet për disa minuta. Ndiqni receten e radhes:
Përbërësit për këtë recetë:
Ravioli me spinaq të mbushura me pulë
1 kërpudha
1 fileto pule
Vaj ulliri
Kripë, piper
Përgatitja:
Presim në copa fileton e pulës dhe e kalojmë në tigan ku më parë kemi shtuar vaj ulliri dhe trumës për të aromatizuar vajin. Shtojmë kripë dhe piper. Kërpudhat e pastruara i presim në copa katrore dhe i hedhim në tigan. Hedhim ujë në mënyrë që të krijojmë salcën për raviolin.
Ndërkohë në një tenxhere me ujë të ngrohtë shtojmë raviolit për disa minuta.
Ndërkohë polentën e përgatitur sipas instruksioneve të ambalazhit e hedhim një tigan me pak ujë për ta bërë më të lëngshme.
Kullojmë raviolit dhe i shtojmë tek salca e pulës dhe kërpudhës, për më shumë shije hedhim edhe pak gjalpë e djathë grana.
Për ta servirur, polentën e përhapim në pjatë me krehër kuzhine, mbi të shtojmë raviolin dhe salcën, e dekorojmë me trumzë të freskët dhe djathë të grirë grana. Si përbërës të fundit hedhim pak vaj ulliri të aromatizuar me borzilok.
Top Channel