Deti qetëson edhe Miley-n!
19/01/2018 17:42
Deti na qetëson të gjithëve dhe duket se ka patur të njëjtin efekt edhe te Miley Cyrus.
Këngëtarja 25 vjeçare, e cila pak kohë më parë pushtoi mediat rozë me skandalet e saj, është fotografuar më në formë se kurrë në Byron Bay.
E veshur me bikini të zeza, Miley dukej mahnitëse ndërkohë që shijonte rrezet e diellit krahë partnerit të saj Liam Hemsworth në plazhin australian.
Çifti është bërë i pandashëm gjatë pushimeve të tyre në Down Under, ku u përfol edhe për një “martesë sekrete” mes tyre.
Top Channel