Brigitte Bardot kundër deklaratave për ngacmime seksuale në Hollywood

19/01/2018 10:49

“Një fushatë hipokrite, qesharake dhe pa interes.” Ka qenë kjo deklarata e aktores së famshme Brigitte Bardot ndaj deklaratave të disa artistëve për ngacmime seksuale.

Në një intervistë për revistën franceze BB, 83-vjeçarja ka theksuar: “Ka shumë aktore të cilat bëjnë “macet” me prodhuesit e filmave në mënyrë që të arrijnë një rol në një film, por më pas për të rritur famën e tyre thonë se janë ngacmuar. Dhe këtu nuk u referohem grave në përgjithësi, por aktoreve që janë të gatshme dhe në dispozicion të burrave që kanë në dorë të ardhmen e tyre profesionale”.

Sipas Bardot, kjo “gjueti shtrigash” do tu kthehet kundër vetë aktoreve që e kanë ngirur si kauzë: “Në të vërtetë, në vend se dobi, e gjithë kjo në fund të fundit i dëmton ato”.

Aktorja kujton përvojat e saj si aktore: “Unë, në karrierën time kurrë nuk kam qenë e abuzuar apo keqtrajtuar, siç thonë ato sot, por shumë herë kam marrë fjalë për bukurinë time, trupin apo fundshpinën time, por kjo gjë kurrë nuk më ka mërzitur “.

Top Channel