“Street King Immortal” është albumi i cili do të rikthejë në tregun muzikor një ndër këngëtarët më të njohur, 50 Cent.

Curtis Jackson, emri i vërtetë i rreperit të famshëm, e ka bërë publike daljen e albumit të tij të gjashtë gjatë një interviste në “The New York Times”.

Ky album i 50 Cent vjen pas bashkëpunimit “Still Think I’m Nothing” me Jeremih.

Top Channel