Dueli mes Mercedesit dhe Ferrarit ka nisur shumë shpejt. Për momentin, ky duel është në distancë dhe akti i parë ka të bëjë me prezantimin e makinave të reja, që do të përdoren në Botërorin e Formulës 1.

Skuderia nga Stuttgarti, nëpërmjet rrjetit social “Twitter” ka bërë të ditur se data e prezantimit të makinës së re W09 do të bëhet në Silverstone, më 22 shkurt, në të njëjtën ditë me Ferrarin.

Zyra e shtypit të Mercedesit nuk ngurroi të bëjë shaka me këtë koinçidencë për sa i përket datës së prezantimit të skuadrave.

“E dimë që prezantimi i W09 do të ndodhë në një ditë me atë të miqve tanë nga Maranello, por do të përpiqemi që të evitojmë përplasjet mes programeve tona dhe transmetimit ‘online’ në Itali. Do ta ndjekim nga afër, ashtu sikurse edhe ju”.

Ndërkohë, kalendari i prezantimit të makinave të reja të skuadrave të Formulës 1 po merr gjithnjë e më shumë formë. Edhe McLaren komunikoi datën e prezantimit të makinës së re, që do të jetë më 23 shkurt, ndërsa Toro Rosso do të prezantohet më 25 shkurt.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA