May pret Macron: Marrëdhënie unike Britani-Francë

18/01/2018 23:16

Theresa May ka folur me elozhe për marrëdhënien e fortë dhe të thellë mes Francës dhe Britanisë së Madhe ndërsa presidenti Emmanuel Macron nisi vizitën e parë të tij në Britani. Kryeministrja tha se të dy liderët mbeteshin të angazhuar për marrëveshjen kufitare “Le Touquet”, në Kale.

Presidenti francez tha se një marrëveshje e re do të përshpejtonte procesimin e emigrantëve të rritur dhe atyre fëmijë në Kale. Kjo vjen ndërsa Britania e Madhe njoftoi për 44.5 milionë paund shtesë për rritjen e sigurisë në kanalin e La Manshit.

Paratë do të shpenzohen për rrethimin, kamerat e sigurisë dhe teknologjinë e monitorimit me rreze infra të kuqe në Kale dhe pika të tjera kufitare.

Kryeministrja britanike foli në frëngjisht gjatë konferencës së përbashkët për shtyp, duke i uruar mirëseardhjen Macron dhe veçoi marrëdhënien unikale mes dy prej demokracive më të vjetra dhe më të mëdha të botës.

“Ne mbetemi të angazhuar për mbrojtjen e popujve tanë dhe ruajtjen e vlerave tona si demokraci liberale përballë çdo kërcënimi, të brendshëm dhe të jashtëm. Por, miqësia jonë, ka shkuar gjithnjë përtej mbrojtjes dhe sigurisë dhe qëllimi i bisedimeve të sotme përfaqëson natyrën e gjerë dhe unike të saj”, u shpreh Theresa May.

Takimi mes May dhe Macron në Akademinë Mbretërore Ushtarake në Sandhurst të Berkshire-it, u shoqërua edhe me një takim të parë mes agjencive britanike dhe franceze të inteligjencës, me praninë edhe të ministrave të kabineteve respektive. Macron ndërkohë foli edhe për huazimin e sixhades së famshme Bayeux për tu ekspozuar në Britaninë e Madhe në 2022.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA