“Le Iene” detyron Mourinhon të firmosë fanellën e…Contes

18/01/2018 11:02

Ai është një emision i njohur për surprizat ironike që gazetarët e tij u bëjnë të ftuarve apo personave të caktuar që bëhen protagonistë të programeve të tij.

Këtë herë, shënjestra ishte trajneri portugez Jose Mourinho. Gazetarët Alessandro Onnis dhe Stefano Corti kanë udhëtuar drejt Manchesterit, për t’u takuar me ish-trajnerin e Interit, Chelseat, Realit e tashmë Manchester United, duke “e detyruar” atë të firmoste një fanellë me një emër “të padëshirueshëm” për të.

Fanella mbante në shpinë numrin 1 dhe…Antonio Conte! Me këtë të fundit, trajneri aktual i londinezëve të Chelseat, ka plasur një luftë verbale gjatë ditëve të fundit.

Trajneri portugez dhe tekniku italian njihen për notat ironike gjatë deklaratave të tyre, por i mbiquajturi “Special One” nuk e ka të re këtë gjë, ndërsa italiani që ka drejtuar edhe Juventusin duket se nuk i ka kapërdirë batutat e fundit ironike të portugezit.

FOTO GALERI
11/17

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA