Kur vdes njeriu i zemrës, është e vështirë të përballesh me humbjen. Gjithmonë do të kujtohet ana e mirë e personalitet të tyre që vërtetë të ndihmojnë të kapercehet dhimbja.
Kështu ndodhi në një postim në Tëitter, ku Antonia Nicol ka rrëfyer historinë e nënës së saj që u nda nga jeta dhe luleve të shtëpisë.
“Para se nëna ime të vdsite, i dha babait udhëzime strikte të ujiste lulet në tualet. Ai i ujiste rreptësisht ato, për ti mbajtur gjallë. Ato dukeshin të mrekullueshme dhe ai vendosi t’i merrte në shtëpinë e tij të re, dhe vetëm atëherë zbuloi se ishin plastike. Po dëgjoj mamanë të qeshë me të madhe”, shkruan Antonia. E të mendosh që babai i saj kishte katër vjet që nga vdekja e nënës që bënte të njëjtin ritual.
Një nga përdoruesit e pyet Antonian, se ku shkonte gjithë ai ujë, kur lulet ishin plastike, dhe ajo me shaka rrëfen se të atit i duhej gjithmonë të pastronte tualetin pasi ridhte ujë, dhe gjithmonë mendonte se hidhte më shumë se sa duhej.
Prindërit e Antonias ishin bashkë që 16 vjeç, dhe nëna e saj u nda nga jeta në moshën 69-vjeçare. Kështu që ka qenë e dhimbshme për të atin të ndahej nga njeriu më i afërt për 52 vite.
Top Channel