Donda, emri i vajzës së Kim dhe Kanye?

18/01/2018 09:59

Një ditë më parë Kim Kardashian lajmëroi ardhjen në jetë të fëmijës së saj të tretë, një vajzë e lindur nga një nënë surrogate.

Menjëherë mediat ndërkombëtare rozë kanë nisur të diskutojnë mundësitë e emrave që mund t’i vendosen vogëlushes që lindi më 15 janar.

Donda është emri më i përfolur dhe për shkak të lidhjeve familjare. Paddy Power ka vlerësuar emrin e nënës së ndjerë të Kanye si më probabël krahasuar me emra popullor si Ava apo Jay.

Emra të tjerë përfshijnë dhe klanin Kardashian-Jenner, me shasnet 20/1 që vajza do të ketë emrin e nënës së Kim, Kris dhe 33/1 që të quhet Caitlyn.

Një zëdhënës i Paddy Power thotë: Teksa Donda është mundësia për emrin e ri, nuk do të ishte surprizë që të kishte një K të heshur në fillim të emrit pasi të gjithë fëmijëve të Kardashian dhe Jenner emri u fillon me K, Kim, Khloe, Kendall, etj.

“Pasi fëmijën e parë e quajtën North, u befasuam kur u zgjodh emri Saint për bebin numër dy, dhe ndoshta ata vazhdojnë udhëtimin e tyre rreth busullës”, thotë ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA