David dhe Victoria darkë romantike në Paris

18/01/2018 13:12

Kanë udhëtuar së bashku të mërkurën drejt Francës, ku kanë qenë të ftuar në një prej eventeve të Louis Vuitton së bashku, dhe kanë përfituar për të organizuar një darkë romantike nën shoqërinë e njëri-tjetrit.

Bëhet fjalë për një nga çiftet më të famshme, David dhe Victoria Bechkam, të cilët janë fotografuar në një nga lokalet e Parisit.

Në fotot e publikuara, Victoria shfaqet e veshur me një fustan me lule, i cili është pjesë e koleksionit të saj, ndërsa ish futbollisti me një T-shirt të bardhë.

Çifti duket mjaft i lumtur krah njëri-tjetrit dhe duket se po i shijojnë këto çaste së bashku.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel