Chrissy Teigen tallet me Donald Trump

18/01/2018 16:38

Deklarata ironike e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës pak ditë më parë në rrjete sociale ku thoshte se këtë vit do të krijojë një ceremoni të ndarjes së çmimeve për një pjesë të mirë të medias amerikane që transmeton lajme të rreme, ka marrë reagimin e parë nga një personazh i njohur

Bëhet fjalë për Chrissy Teigen e cila pas deklaratës së Donald Trump, i cili publikoi edhe fituesit e “Fake News Awards”, ka realizuar një video në të cilën shfaqej si moderatorja e ceremonisë.

Modelja dhe moderatorja e famshme Chrissy Teigen, e cila njihet për antipatinë që ka kundrejt Presidentit, ka inskenuar edhe momentin e ceremonisë duke vizatuar në letër të ftuarit të cilët i ka ngjitur në vende të ndryshme të sallës e më pas ka zënë edhe vendin e saj duke u shtirur se po argëtohej në këtë ceremoni imagjinare.

Top Channel