Plot 52 persona kanë humbur jetën në tmerrin e flakëve që përfshinë një autobus në veriperëndim të Kazakistanit.
Vetëm 5 pasagjerë arriten të dalin prej tij dhe trajtimin e parë mjekësor e morën në vendngjarje nga ekipet e emergjencës.
Në bordin e mjetit besohet të ketë pasur qytetarë uzbekë, por nuk dihet me saktësi nëse ata po shkonin apo po vinin prej Rusisë. Pamjet filmike e tregojnë mjetin në flakë në një pozicion diagonal në mesin e korsisë.
Rruga në të cilën ndodhi fatkeqësia përdoret rëndom nga punëtorët uzbekë, që udhëtojnë drejt kantiereve ruse të ndërtimit.
Ministria e Shërbimit të Urgjencave i tha agjencisë së lajmeve AFP se, në autobus ndodheshin 55 pasagjerë dhe dy shoferë. Shkaqet e zjarrit nuk janë ende të qarta.
Në muajin tetor, një tjetër autobus uzbek me 50 njerëz në bord u godit nga një tren në Rusi, pasi kishte ngecur mbi shina, gjë që u kushtoi jetën 17 personave.
Top Channel