“The Voice Kids” nis të premten, Ledion Liço jep detaje

17/01/2018 22:25

Mbrëmjen e së premtes në Top Channel ora 21:00 nis rrugëtimin e tij artistik talent show më i suksesshëm i dedikuar fëmijëve “The Voice Kids”.

Trajnerët Miriam Cani, Eneda Tarifa, Aleksandër dhe Renis Gjoka dhe producenti ekzekutiv Ledion Liço janë gati për të nisur përzgjedhjen e fëmijëve më të mirë nga të gjitha trevat shqiptare.

E në pritje të emisionit ku fëmijët do na magjepsin me zërin e tyre, Ledion Liço së bashku me trajnerët e këtij spektakli ka qenë i ftuar në “Top Show Magazine”, ku kanë treguar edhe disa nga detajet e këtij spektakli.

“Kanë qenë mbi 1100 aplikime nga fillimi i muajit shtator deri në tetor”, tregon Ledioni duke shtuar se në audicionet e fshehta merrnin pjesë 83 fëmijë.

6 vjeç është mosha e fëmijës më të vogël që do të hipë në skenën e “The Voice Kids”, ndryshe nga shumë shtete që fëmija më i vogël që merr pjesë në spektakël është 8 vjeç. Por siç thotë edhe vetë Ledioni, nuk mund të liheshin jashtë fëmijë të talentuar pavarësisht moshës së vogël.

Por ndërsa në “The Voice” jemi mësuar të shohim 4 trajnerë, në “The Voice Kids” do të ketë vetëm 3 të tillë, pavarësisht se janë 4 emra këngëtarësh të mëdhenj si pjesë e tyre, e kjo sepse Aleksandër dhe Renis Gjoka do kenë të drejtën e 1 vote, ndërsa dy trajnerët e tjerë do të jenë Miriam Cani, Eneda Tarifa.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA