Njerëzit e famshëm që kanë vdekur në ditën e lindjes

17/01/2018 09:31

Quhet Efekti i Ditëlindjes, një fenomen statistik që tregon se gjasat e vdekjes së një njeriu të ndodhë rreth ditëlindjes së tij rriten.

Ndërkohë që një studim zviceran në 2012 e vendos shasin që të lësh këtë botë në të njëjtën ditë që ke ardhur 14 për qind më të lartë, ka mjaft shembuj të njerëzve të famshëm që kanë arritur ta hedhin poshtë por me disa përjashtime.

Ingrid Bergman
Fituesja e çmimit Oskar për Casablanca, Ingrit Bergman ka lindur në Suedi më 29 gusht 1915, ndërkohë që ndërroi jetë 67 vite më vonë në të njëjtën ditë në 1982, pas një lufte me kancerin e gjirit.

William Sheakspeare
Dhe pse ka një debat të gjerë lidhur me ditën e tij të lindjes, konsensusi i përgjithshëm është se ka lindur më 23 prill 1564 dhe ndërroi jetë në të njëjtën datë më 1616 në moshën 52-vjeçare. Shkaku i vdekjes nuk është ende i qartë.

Walter Diemer
Shpikësi i çimçakëzit ndërroi jetë më 8 janar 1998, ditën që mbushi 93 vjeç.

Betty Friedan
Autorja e librit të famshëm “The Feminine Mystique”, një aktiviste mjaft e njohur në vitet ’60 për lëvizjen e femrës në SHBA, lindi më 4 shkurt 1921, dhe vdiq në të njëjtën ditë më 2006, në moshën 85-vjeçare.

George “Machine Gun” Kelly
Ka qënë një nga gansterët më të njohur në vitet që jetoi dhe çuditërisht ndërroi jetë nga ataku në zemër. George nga Memphis i SHBA kishte lindur më 18 korrik 1895 dhe ndërroi jetë në të njëjtën datë në 1954. Në atë kohë ai ishte në burgun e Leavenworth-it.

Allen Drury
Fitues i çmimit Pulitze për novelën e tij politikë më 1959, “Advice and Consent”, bazuar në një hsitori të vërtetë të skandalit të vetëvrasjes së senatorit Lester Hunt, ndërroi jetë ditën e ditëlindjes së tij të 80-të, më 2 shtator 1998.

FOTO GALERI
2/6
William Sheakspear

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA