Kim dhe Kanye bëhen me vajzë

17/01/2018 08:58

Kim Kardashian dhe Kanye West janë bërë prindër për herë të tretë.

Nëna surrogate solli në jetë një vajzë “të shëndetshme” më 15 janar rreth orës 1 të mëngjesit, me një peshë 3.3 kg.

Ka qënë vetë 37-vjeçarja që ka bërë të ditur lajmin në faqen e saj duke shkruar: “Ajo është këtu! Jemi kaq të dashuruar!”.

“Kanye dhe unë jemi të lumtur tu bëjmë të ditur lindjen e vajzës sonë të bukur dhe të shëndetshme. I jemi shumë mirënjohëse nënës surrogate e cila bëri realitet ëndrën tonë, dhe na dha dhuratën më të mirë që mund ta në jepte dikush, si dhe doktorët dhe infermierët e mrekullueshëm për kujdesin e tyre të veçantë. North dhe Saint janë të lumtur të mirëpresin motrën e tyre. Me dashuri, Kim Kardashian West”, shkruan Kim.

FOTO GALERI
5/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA