Dy shtete kanë një kravatë

17/01/2018 09:45

Takimet zyrtare për median sigurisht që japin detaje për bisedimet, çfarë u fol dhe u ra dakord, por këtë herë është ndryshe për ministrin e Jashtëm maqedonas, Nikola Dimitrov.

Gjatë takimit me ambasadorin bullgar në Shkup, të dy zyrtarët vunë re se mbanin veshur të njëjtën kravatë. E kjo mund të mos i mungonte dhe vetë humorit të institucionit zyrtar, i cili ka postuar në profilin e tij zyrtar foto të Dimitrov dhe ambasadorit Petkov teksa tregojnë kravatat e tyre duke qeshur.

“Ne kemi shumë lidhje me fqinjët tanë, përfshi edhe kravatat e ministrit Dimitrov dhe ambasadorit Petkov në takimin e sotëm. Shpresojmë që Maqedonia dhe Bullgaria të lidhen në një të ardhme evropiane së shpejti”, shkruan ministria e Jashtme maqedonase në foton shoqëruese.

FOTO GALERI
1/2

Top Channel