Elsamedi i “Big Brother” zbulon lidhjen me skenaristen

16/01/2018 16:38

I ftuar në “Pop Culture”, Elsamedi, ish-banori i “Big Brother”, përveç të tjerash zbuloi edhe lidhjen e tij të re.

“Është një vajza brune, skenariste dhe regjisore, por nuk ka lidhje me ‘Big Brotherin’”, tregon Elsamedi për të dashurën e tij të re.

Më tej, ai tregon se janë njohur në ambiente pune, ndërsa thotë se e dashura e tij ka punuar me artistët më të mirë shqiptarë, por nuk dëshiron të bëjë publik emrin e saj.

Ndërkohë, sa i përket muzikës, ai zbuloi se është duke punuar për një projekt të ri, të cilin shpreson ta publikojë më 14 shkurt.

Top Channel