Botërori 2022, Katari zbulon planet e pabesueshme (Foto/Video)

16/01/2018 14:34

Kupa e Botës e vitit 2022 është ende shumë vite larg, e fillimisht vëmendja do të jetë e përqëndruar në Botërorin e kësaj vere në Rusi. Por, ajo që mund të thuhet me bindje të plotë është se, eksperienca arabe e verës së vitit 2022 nuk duhet humbur për asnjë arsye.

Planet për stadiumet “futuriste” të atij kompeticioni janë publikuar qysh me fillimin e këtij viti dhe do të duhen edhe 4 vite për të parë gjithçka të realizuar dhe të prekshme, por e magjishmja dhe rrëzëllitësja ndihen që sapo i sheh planet e stadiumeve ku do të luhet kompeticioni më i rëndësishëm i FIFA-s.

Ndiqni në foto stadiumet dhe përshkrimet respektive, por edhe videon që të lë pa frymë…

FOTO GALERI
7/8
Ras Abu Aboud Stadium (Doha) I konstruktuar duke përdorur kontejnerë transporti, ky stadium me kapacitet për 40 mijë spektatorë do të rrëzohet nga themelet dhe do të përshtatet për të tjera qëllime pas Kupës së Botës. Vendndodhja e stadiumit do të kthehet më pas në një shëtitore buzë detit, për t’u shijuar nga banorët lokalë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA