Botërori 2022, Katari zbulon planet e pabesueshme (Foto/Video)

16/01/2018 14:34

Kupa e Botës e vitit 2022 është ende shumë vite larg, e fillimisht vëmendja do të jetë e përqëndruar në Botërorin e kësaj vere në Rusi. Por, ajo që mund të thuhet me bindje të plotë është se, eksperienca arabe e verës së vitit 2022 nuk duhet humbur për asnjë arsye.

Planet për stadiumet “futuriste” të atij kompeticioni janë publikuar qysh me fillimin e këtij viti dhe do të duhen edhe 4 vite për të parë gjithçka të realizuar dhe të prekshme, por e magjishmja dhe rrëzëllitësja ndihen që sapo i sheh planet e stadiumeve ku do të luhet kompeticioni më i rëndësishëm i FIFA-s.

Ndiqni në foto stadiumet dhe përshkrimet respektive, por edhe videon që të lë pa frymë…

FOTO GALERI
4/8
Khalifa International Stadium (Doha) I ndërtuar fillimisht në vitin 1976, ky stadium me kapacitet 40 mijë spektatorë është rinovuar dhe rihapur qysh përpara turneut. Ashtu si dhe me të gjitha terrenet e tjera sportive të Botërorit të 2022-shit, teknologjitë e avancuara të ftohjes do të garantojnë temperatura të rehatshme për futbollistët dhe fansat.

Top Channel