![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2024/06/vilat-sgjider-800x450.png)
17/06 12:06
Një aksident është shënuar rreth mesditës pranë selisë së kryeministrisë në Tiranë.
Informacionet paraprake bëjnë të ditur se një mjet ka përplasur një këmbësor, i cili u dërgua menjëherë në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Në aksident është përfshirë dhe një tjetër mjet i cili ka përfunduar në trotuar. Ndërkaq pritet që policia të japë detaje për ngjarjen.
Top Channel