Reali, më afër zonës së rënies sesa nga Barça

15/01/2018 11:29

Real Madrid po kalon kohë të këqija. Skuadra e Zinedine Zidane humbi ndaj Villarreal në shtëpi, ndërsa Barcelona fitoi me përmbysje ndaj Real Sociedad në transfertë.

Si përfundim, 19 pikë ka shkuar tashmë diferenca mes katalanasve kryesues dhe madrilenëve të vendit të katërt. Edhe pse ka mbaruar gjysma e kampionatit dhe ka ende shumë për t’u luajtur, Reali duhet të mendojë të ruajë vendin e katërt që i kërcënohet nga Sevilla dhe Villarreal.

Interesant është fakti se Reali është më afër zonës së rënies nga kategoria (16 pikë e ndajnë nga Deportivo la Coruna e vendit të 16) sesa nga kryesimi i LaLiga.

Top Channel