Punimet me ritëm breshke, stadiumi i Prishtinës gati në Maj

15/01/2018 23:27

Këto janë pamjet e fundit nga stadiumi i Prishtinës, rikonstruksioni i të cilit është premtuar se do të përfundojë në muajin Maj, por ritmi i ulët i punimeve duket se do ta shtyjë këtë limit edhe më shumë.

Në takimin e fundit të ministrit të Sporteve me Federatën e Futbollit të Kosovës, u premtua se nuk do të mungojnë paratë për përfundimin e rikonstruksionit.

Sipas tyre, Stadiumi i Prishtinës do të jetë në Maj i përfunduar ndërsa ky impiant dhe ai “Adem Jashari”, do të jenë në menaxhim të Federatës së Futbollit.

Fasada e impiantit të kryeqytetit kosovar ka marrë një pamje të bukur, me fushën dhe me ngjyrat bardheblu që i korrespondojnë ekipit të Prishtinës, por tribunat lënë ende për të dëshiruar. Pritet që përfaqësuesja e Kosovës dhe skuadra e Prishtinës të luajnë në këtë stadium, vetëm në fund të sezonit.

Top Channel